Po spikat te Barcelona, klubi i Arabisë Saudite bën gati ofertën tunduese për spanjollin

Mark Kasado, po bën paraqitje të mira te Barcelona, aq sa ka rënë në syrin e një klubi të Arabisë Saudite.

Sipas 365Scores, klubi arab emri i të cilit nuk është bërë i ditur, thuhet se po planifikon një ofertë që tejkalon 40 milionë euro për klubin katalanas.

Në rast se blaugranat dhe mesfushori do të pranonin, spanjolli do të merrte një rritje të konsiderueshme të pagës.

Të dyja palët janë shumë të tunduar nga kjo ofertë, por gjithçka pritet të jetë më e qartë në vijim.


Shtuar 20.02.2026 15:03