Po japin vetëm gjysmën e çmimit të kërkuar, trajneri i Sivasspor: Nuk e lëshojmë Manajn me kaq para

Rei Manaj nuk po shitet ende dhe vazhdon të jetë pjesë e Sivaspor, pavarësisht se tërhoqi vëmendjen me golat e shumtë të shënuar në sezonin e shkuar.

Ekipi turk i vendosi çmimin prej 15 milionë eurosh kartonit të shqiptarit para Europianit, duke shpresuar se vlera do të rritej në rast shpërthimi në Gjermani.

Të lidhura

None found

Por për momentin, ekipet e tjera japin vetëm gjysmën e ofertës të Sivaspor. Këtë e ka pranuar trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun.

“Janë 3-4 ekipe që e duan Manajn. Drejtuesit tanë nuk e lëshojnë nëse nuk vjen oferta e duhur ekonomike. Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn”, tha Uygun.


Shtuar 31.07.2024 15:19