“Plotësohet” Roma e Mourinhos, Kumbulla dhe El Shaarawy gati për Interin

Seancë e re dhe lajme të mira për romët nga infermieria. Në stërvitjen e sotme, José Mourinho gjeti në grup mbrojtësin Marash Kumbulla dhe sulmuesin Stephan El Shaarawy , pas disa javësh pushim për shkak të dëmtimit.

Pra, dy lojtarët janë rikuperuar për ndeshjen e fundjavës kundër Interit.

Ky lajm vjen pikërisht pas lajmeve të mira të ardhura nga kombëtarja e Argjentinës për Paulo Dybala dhe po ashtu për Lorenzo Pellegrinin./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 21:40