Ne kemi të njëjtat objektiva dhe motive. Të rritemi, të përmirësohemi dhe të rikthejmë Milanin për të fituar, Scudetto dhe më pas në Evropë. Është një rrugë në rritje të vazhdueshme dhe do të na shohë gjithmonë të motivuar me të rinjtë që do të na japë kënaqësi”, raporton albeu.com.
Kështu u shpreh Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas rinovimit me Milanin deri në vitin 2023 plus dhe me opsion për një sezon tjetër.
Ndërkohë, Milani këtë sezon po bën mjaft mirë teksa pas 13 javësh në Serie A mban vendin e parë së bashku me Napolin me nga 32 pikë.
Ndërkohë, Milani mban gjallë shpresat dhe në Champions. Kuqezinjtë renditen të 3-tit me 4 pikë, një pikë më pak se Porto e vendit të 2-të.
Në ndeshjen e fundit do të vendoset gjithcka teksa skuadra e Piolit pret në ndeshjen e fundit të grupit B Liverpool, ndërsa Atl Madrid përballet në transfertë Portos, sfidë kokë më kokë kjo. /albeu.com/