Pësoi një lëndim të rëndë, Neymar humb formën fizike dhe shfaqet mbipeshë

Neymar Jr i ka befasuar të gjithë fansat e tij kur në internet qarkulluan disa fotografi të tij në festën e ditëlindjes së legjendës braziliane Romario.

Ato pamje kanë tronditur të gjithë komunitetin sportiv, pasi siç shihej Neymar tashmë kishte shtuar shumë peshë.

Ai u pa i veshur me një xhaketë dhe maicë dhe disa fansa besojnë se ylli brazilian tani vërehet qartë se është në mbipeshë.

Neymar gjithashtu postoi disa fotografi me Romarion nga festa e tij dhe fansat e tij filluan duke thënë se 58-vjeçari po dukej në një formë më të mirë fizike se sa Neymar.

Sidoqoftë ka spekulime të cilat e thonë të kundërtën, pasi një pjesë e fansave kanë pretenduar se Neymar ka postuar në llogarinë e tij në Instagram disa ditë para festës, ku aty dukej në formë mjaft të mirë.

Neymar ka pësuar një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në këmbën e tij të majtë dhe ka qenë jashtë fushave që nga 17 tetori i vitit të kaluar.

Ylli brazilian i cili momentalisht luan në Arabi tek Al-Hilali, ka humbur rreth 424 ditë që nga viti 2020 shkaku i lëndimeve./Telegrafi/


Shtuar 29.01.2024 19:46

Tags: