Trajneri Xavi po rikuperon forcat e tij me afrimin e “El Clasico” të kësaj të shtune. Të enjten ishte Raphinha që u rikthye në stërvitje me grupin, në seancën e kësaj të premteje ishin Lewanwdoski, De Jong, Pedri dhe Koundé, ata u stërvitën me pjesën tjetër të lojtarëve.
Të gjithë ata mund të jenë në dispozicion të trajnerit kundër Real Madridit. Të pestë kanë kaluar nëpër një “korridor” të lojtarëve të tjerë, një gjest i bërë gjithmonë në dhomat e zhveshjes katalanase për të festuar rikthimin e futbollistëve të dëmtuar.
Ata që kanë shanset më të mira për të luajtur kundër Real Madridit janë polaku dhe holandezi, ndonëse kjo do të varet nga ndjenjat e stërvitjes së kësaj të premteje, madje dhe të shtunës para ndeshjes.
Kishte besim se Pedri mund të ishte aty për ndeshjen ndaj Real Madridit, por stafi mjekësor do të marrë vendim ditën e nesërme. Ideja ishte që mund të kishte disa minuta kundër Shakhtarit, por duhej rikuperuar plotësisht.
Synimi i Xavi-t është që ta shtyjë listën e skuadrës deri të shtunën në mëngjes, për të kontrolluar më mirë se cilët nga lojtarët e dëmtuar mund të jenë në dispozicion për “El Clasico”. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën prej orën 16:15. Siç shihej në seancën e mëngjesit të së premtes, i vetmi që do të mungojë me siguri është Sergi Roberto, i cili prej datës 18 vuan nga një problem në shputën e këmbës së djathtë./albeu.com
