Categories: sport

Pesë lojtarët e pazëvendësueshëm të Mourinhos te Real Madridi

Projekti i ri i Jose Mourinhos në kryeqytetin spanjoll ka nisur të marrë trajtë dhe pesë futbollistë të ekipit të parë po shfaqen si baza kryesore e Real Madridit. Ata kanë luajtur si titullarë në çdo ndeshje të zhvilluar deri tani në La Liga.

Të lidhura

None found

Edhe pse është ende herët për vlerësime përfundimtare, tashmë mund të identifikohen lojtarët që po mbajnë barrën më të madhe të skuadrës. Kjo situatë pritet të vazhdojë të paktën derisa përforcimet e reja të integrohen plotësisht në ekip.

Marca raporton se pesë lojtarë të Real Madridit e kanë nisur nga minuta e parë secilën prej gjashtë ndeshjeve zyrtare të luajtura deri në këtë fazë.

Në këtë listë përfshihet Thibaut Courtois. Portieri belg vijon të paraqitet në një nivel shumë të lartë, ndonëse po i afrohet moshës 35-vjeçare.

Deri tani, Mourinho nuk duket se disponon një alternativë për ta pushuar Courtois, i cili vazhdon të jetë një nga garancitë më të mëdha të formacionit madrilen.

Pjesë e pesëshes janë gjithashtu tre futbollistët me rol kryesor në fazën sulmuese: Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.

Francezi dhe anglezi e kanë filluar sezonin në mënyrë të shkëlqyer. Mbappe numëron shtatë gola dhe një asistim, kurse Bellingham ka regjistruar tre gola dhe tri asistime.

Vinicius, nga ana tjetër, ende po përpiqet të rigjejë formën optimale dhe vetëbesimin. Kritikat dhe vërshëllimat e tifozëve nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e Mourinhos, i cili duket i vendosur t’ia ruajë besimin sulmuesit brazilian.

Emri i pestë është Federico Valverde, i cili e mbylli sezonin 2025/26 mes dyshimeve të shumta.

Përplasja me Aurelien Tchouamenin e kishte ndikuar ndjeshëm mesfushorin uruguaian, duke cenuar edhe pozicionin e tij brenda skuadrës.

Mourinho, megjithatë, ka mundur ta lërë pas atë situatë dhe t’ia rikthejë Valverdes peshën që kishte në formacion.

Aktivizimi si titullar në të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani dëshmon se uruguaiani mbetet ndër futbollistët që gëzojnë besimin më të madh të trajnerit portugez.

Në këtë mënyrë, Courtois, Mbappe, Bellingham, Vinicius dhe Valverde po formojnë boshtin fillestar të Real Madridit të Mourinhos. Të paktën në këtë pjesë të sezonit, këta janë pesë lojtarët që tekniku portugez i sheh si të paprekshëm.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

28 minutes ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

29 minutes ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

29 minutes ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

29 minutes ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

29 minutes ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

30 minutes ago