Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka nisur të formësojë idetë për formacionin e sezonit të ri. Sipas emisionit El Larguero, tekniku portugez ka identifikuar gjashtë futbollistë që i konsideron titullarë të sigurt.
None found
Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois janë lojtarët që kanë marrë besimin maksimal të Mourinhos.
Arda Guler, edhe pse ka lënë përshtypje të mira gjatë sezonit të kaluar dhe në takimet e fundit parasezonale, pritet ta nisë sezonin pas Jude Bellinghamit në renditjen e trajnerit për rolin e numrit 10.
Një duel i fortë pritet gjithashtu për krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries do të garojnë për një vend në formacion.
Në qendër të repartit defensiv, Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger do të përballen me njëri-tjetrin për një pozicion titullari.
Ndërsa për dy vendet më të tërhequra në mesfushën e skemës së Mourinhos, kandidatë janë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.
Debutimi i Real Madridit në sezonin e ri të La Ligës do të vijë të shtunën, përballë Espanyolit, në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…