Categories: sport

Përplasje në tunel pas Irlandë-Izrael, stafi irlandez pretendon se një lojtar pështyu Damien Doyle

Trajneri i fitnesit të Kombëtares së Irlandës, Damien Doyle, dyshohet se u pështy nga një futbollist izraelit gjatë një incidenti në tunel, teksa skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes në pushimin e ndeshjes së së dielës mbrëma.

Takimi përfundoi në barazim 1-1, por u shoqërua me tensione të forta si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Përplasjet ndodhën në një klimë të acaruar politike mes dy vendeve, për shkak të luftës në Gaza.

Të lidhura

None found

Për arsye sigurie, Irlanda zgjodhi ta zhvillonte ndeshjen si pritëse në Baçka Topolë të Serbisë. Ky shtet është ndër kritikët më të ashpër të ofensivës izraelite në Gaza.

Atmosfera ishte e tendosur që përpara nisjes së takimit. Gjatë himnit të Izraelit, lojtarët irlandezë mbajtën kokën të ulur, ndërsa në krahë vendosën shirita të zinj për të shprehur mbështetjen ndaj komunitetit në Gaza. Ata gjithashtu nuk pranuan t’u shtrëngonin duart futbollistëve kundërshtarë.

Incidenti kryesor raportohet të ketë ndodhur në përfundim të pjesës së parë, kur skuadrat po hynin në tunel. Sipas stafit të Irlandës, Doyle u pështy nga një lojtar izraelit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Arbitri spanjoll Juan Martinez Munuera nuk e kishte parë momentin e pretenduar, por reagoi menjëherë për të frenuar situatën dhe për të shmangur shndërrimin e saj në një përleshje fizike.

Në kohën kur u raportua ngjarja, as Federata Irlandeze dhe as ajo izraelite nuk kishin dhënë një qëndrim publik. UEFA, ndërkohë, bëri të ditur se nuk kishte marrë asnjë ankesë zyrtare dhe, për këtë arsye, nuk mund të merrte masa.

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, e konfirmoi pretendimin e Doyle, por la të kuptohej se incidenti nuk do të ndiqej më tej.

“Ka pasur shumë prej këtyre ‘aksidenteve’ dhe ne ishim mjaftueshëm të mençur për t’i shmangur ato para se situata të shkonte shumë larg”, deklaroi Hallgrímsson.

“Ndjeva se qëllimi i tyre ishte të na frikësonin dhe të na bënin të bënim diçka të pamatur. I jap shumë merita mënyrës se si lojtarët tanë i menaxhuan emocionet e tyre”.

të fundit

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën…

4 minutes ago

Mickoski: Von der Leyen e cilësoi frymëzuese punën e Qeverisë për reformat dhe integrimin në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse ka pakënaqësi nga…

5 minutes ago

KRRE vendos uljen e çmimeve të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së…

5 minutes ago

Driton Gojani merr drejtimin e Bordit të ZRRE-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në procesin e…

13 minutes ago

Kuvendi i Kosovës ratifikon tri marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin…

13 minutes ago

S&P maintains North Macedonia’s credit rating at BB-/B, outlook remains stable

Agjencia e vlerësimit të kreditit "S&P Global Ratings" ka konfirmuar vlerësimet sovrane të kreditit afatgjatë dhe afatshkurtër të Maqedonisë në…

22 minutes ago