Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire i është përgjigjur pretendimeve se ai është përplasur me bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”.
Mbrojtësi anglez ka mohuar raportet që sugjerojnë se ai është përfshirë në një “luftë për pushtet” me Cristiano Ronaldon te “Djajtë e Kuq”.
Daily Mirror është e fundit që pretendon se mbrojtësi anglez po e sheh autoritetin e tij si kapiten i “Djajve të Kuq” të ‘minuar’ nga prania e fituesit të pesë herë të Topit të Artë.
Maguire ka qenë i shpejtë për të hedhur poshtë raportimet e fundit, duke postuar në rrjetet sociale: “Kam parë shumë raporte për këtë klub që nuk janë të vërteta dhe ky është një tjetër.
“Nuk do të filloj të postoj për gjithçka që është shkruar, por duhej ta bëja të qartë këtë. Ne jemi të bashkuar dhe të fokusuar të dielën. Gëzoni ditën tuaj të gjithë”, ka shkruar Maguire në Twitter.