I lënë jashtë skuadrës për udhëtimin e mesjavës në Milano, Mohamed Salah u ndëshkua nga trajneri i tij pas kritikave të fundjavës së kaluar.
Ndërsa zemërimi i tij nuk është zbutur, egjiptiani nuk po gëzon domosdoshmërisht një prani të fortë as në dhomat e zhveshjes.
Po sikur Mohamed Salah të luante ndeshjen e tij të fundit për Liverpulin kundër Sunderlandit më 3 dhjetor? Të kuqtë nuk kanë planifikuar ndonjë homazh të veçantë këtë fundjavë ku presin Brajton në Anfield, provë se egjiptiani është ende pjesë e planeve të ekipit, pavarësisht interesit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite .
Situata mbetet e ndërlikuar. Shpejt do të mësohet nëse ai do të thirret për këtë ndeshje, apo do të lihet sërish jashtë nga Slot.
Salah refuzon të pranojë uljen e papritur në detyrë, duke besuar se është viktima kryesore e fillimit të dobët të sezonit të ekipit të tij.
Megjithatë, ai e kishte zgjatur kontratën e tij për dy vjet prillin e kaluar, pasi e udhëhoqi ekipin e tij drejt një tjetër titulli në ligën angleze.
Ai gjithashtu, nuk e pëlqen nënshkrimin e verës, Florian Vircin të cilin e akuzon se i ka uzurpuar pozicionin .
Gjermani ka pasur vështirësi që nga mbërritja e tij, por kjo nuk e ka ndaluar atë të ketë besimin e trajnerit të tij dhe të dhomës së zhveshjes.
Sipas Daily Mail, Slot gëzon mbështetjen e të gjithë skuadrës dhe madje edhe të klubit. Lojtarë të nivelit të lartë si Kërtis Xhons, Alison dhe Dominik Szoboszlai nuk kanë hezituar ta mbështesin publikisht. Gazeta angleze madje beson se holandezi ka fituar ndikim që nga incidenti me Salahun.
Ndërsa disa brenda klubit kanë vënë në dyshim mprehtësinë e tij taktike dhe menaxhimin e ekipit, vëmendja e tij ndaj detajeve, vendosmëria e tij për të gjetur zgjidhje dhe aftësitë e tij të komunikimit janë të gjitha asete për Liverpulin.
Formacioni diamant 4-4-2 që ai ka zbatuar në ndeshjet e fundit është gjithashtu i mirëpritur nga lojtarët. Trajneri gëzon mbështetjen e të gjithëve, përfshirë bordin, pavarësisht rezultateve të dobëta, dhe ata e mbrojnë atë në menaxhimin e situatës së Salahut.
