Kylian Mbappé ka vendosur të mos jetë i pranishëm në iniciativat reklamuese të federatës franceze dhe, sipas Le Parisien, presidenti i federatës, Noel Le Graet, do t’u ketë dërguar një letër avokatëve të lojtarit duke e informuar atë se të gjithë lojtarët francezë kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës organizata mund të përdor imazhin e lojtarëve në përzgjedhje.
Problemi është se Mbappe kërkon një rishikim të plotë të marrëveshjes së nënshkruar më parë, sepse e konsideron shumë të favorshme për përzgjedhjen në dëm të lojtarëve. Golashënuesi francez, që në fillim, dëshiron të jetë në gjendje të zgjedhë se në cilat iniciativa reklamuese shfaqet.
Nga ana tjetër, federata franceze kërkon të kompensohet për mungesën e Mbappes në eventet publicitare dhe madje kërkon që ai të ketë më shumë rëndësi në fushatat e ardhshme. /albeu.com/