“Përpara një viti”! Lojtari nga Anglia ia kujton Silvinjos, Anis Mehmeti me fanellën e Shqipërisë

Anis Mehmeti është një prej legjionarëve që vëzhgohet me kujdes nga ana e Silvinjos, por njëkohësisht edhe tifozët shqiptarë.

Ky futbollist është pjesë e Championship, futbollit në Angli që jo vetëm është atraktiv, por skuadrat në këtë kampionat mund të përballen denjësisht me ato të ligave më të forta në Europë.

Të lidhura

None found

Aktualisht Mehmeti është pjesë e Bristol City. Ky sulmues ka pasur shumë lëkundje në karrierën e tij, por në kohët e fundit performancat kanë qenë në ngritje.

Megjithatë Anisi mungoi në miqësoret e marsit.

Nëpërmjet një postimi të fundit në “Instagram”, Mehmeti ka kujtuar ndeshjen që ka zhvilluar mes Shqipërisë dhe Polonisë duke i lënë mbishkrimin: “Përpara një viti”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/


Shtuar 28.03.2024 17:50