Përmirësohen kushtet atmosferike, rinis ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës

Që prej orës 21:00, në “Signal Iduna Park”, të Dortmund, “Pancerat” gjermanë po përballen me “Vikingët” e Danimarkës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Mirëpo, arbitri kryesor i sfidës ka vendosur të ndërpresë gjithçka, në minutën e 35′-të të sfidës, ku shkak janë bërë kushtet e rënduara atmosferike, teksa një shi i rrëmbyer ka filluar në Dortmund.

Për fat shiu nuk ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe pas konsultimit me të dyja ekipet është vendosur për të rivazhduar sfidën aty ku u ndërpre, duke lumturuar tifozët e pranishëm në “Signal Iduna Park”


Shtuar 29.06.2024 22:03

Tags: