Kualifikimi i Fenerbahces në Ligën e Kampionëve, pas 18 vitesh mungesë, u la në hije nga incidentet e rënda që pasuan ndeshjen ndaj Lyonit në Francë.
Protagonisti kryesor i situatës ishte Matteo Guendouzi, mesfushori i skuadrës turke dhe ish-futbollisti i Marseille, i cili me veprimet e tij provokoi tifozët dhe kundërshtarët.
None found
Gjatë nxehjes, Guendouzi u vu në shënjestër të mbështetësve vendas. Tensioni u rrit edhe më tej kur ai iu drejtua tribunave duke ngritur gishtin e mesëm.
Pas përfundimit të takimit, futbollisti turk festoi përpara tifozëve të Lyonit, duke thirrur “Go Marseille!” dhe duke kopjuar lëvizjet e njohura të reperit nga Marseille, Julo.
Gjesti shkaktoi zemërimin e lojtarëve të klubit francez, ndërsa Pavel Schulz dhe Ruben Kluivert u përplasën menjëherë me të.
Situata doli shpejt jashtë kontrollit dhe konflikti vijoi në tunelin e stadiumit, ku u përfshinë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik të të dyja skuadrave.
Në përleshjen e zhvilluar në tunel mbeti i dëmtuar edhe trajneri i portierëve të Lyonit, Antonio Ferreira. Pas ndeshjes, kapiteni i Lyonit, Corentin Tolisso, kritikoi ashpër sjelljen e kundërshtarit dhe e cilësoi atë të panevojshme.
“I thashë të qëndronte i përulur në fitore dhe të festonte me ekipin e tij në dhomën e zhveshjes, sepse tifozët na fyejnë çdo fundjavë në udhëtime, kështu që ne nuk reagojmë kështu”, deklaroi Tolisso.
Guendouzi, nga ana e tij, u përpoq të justifikonte veprimet e tij, duke thënë se tifozët e Lyonit kishin fyer nënën dhe familjen e tij gjatë gjithë 90 minutave dhe se ai e konsideronte këtë si mungesë respekti.
Pas përplasjeve dhe pamjeve skandaloze të regjistruara në Francë, pritet që Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) të reagojë shpejt dhe në mënyrë të ashpër.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…