Categories: sport

UEFA ndëshkon Guendouzin pas tensioneve dhe përleshjeve në Lyon-Fenerbahçe

Incidentet që shoqëruan fundin e përballjes mes Lyonit dhe Fenerbahçes kanë sjellë masa disiplinore nga UEFA ndaj disa prej protagonistëve të ndeshjes.

Mattéo Guendouzi është pezulluar për katër ndeshje në kompeticionet evropiane, ndërsa dy prej tyre janë me kusht. Përveç pezullimit, mesfushori i Fenerbahçes duhet të paguajë edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh.

Të lidhura

None found

Një ndeshje pezullim dhe 30 mijë euro gjobë ka marrë edhe Mason Greenwood. Sipas UEFA-s, të dy futbollistët kanë provokuar tifozët e Lyonit përmes gjesteve pas triumfit 2-1 të skuadrës turke.

Fenerbahçe e mbylli ndeshjen në Francë me fitore 2-1 dhe siguroi kualifikimin në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, pasi rezultati i përgjithshëm i dy takimeve shkoi në 3-2. Megjithatë, pas vërshëllimës së fundit nisën përplasjet mes palëve.

Raportimet e mediave franceze bëjnë me dije se Guendouzi kishte provokuar mbështetësit vendas që gjatë nxehjes. Sipas të njëjtave burime, ai i përsëriti këto veprime edhe pas përfundimit të sfidës.

Situata u tensionua më tej mes lojtarëve të dy ekipeve. Në një moment, mbrojtësi i Lyonit, Zachary Athekame, e spërkati Guendouzin me ujë.

Kaosi vijoi edhe në tunel, ku pati shtyrje dhe përplasje fizike. Canal+ raportoi se gjatë incidentit një pjesëtar i stafit të Lyonit u godit në fytyrë.

Masat e UEFA-s prekën edhe portierin e Lyonit, Antonio Ferreira. Ai u pezullua për pesë ndeshje, me dy prej tyre të vendosura me kusht, për shkak të një ndërhyrjeje të rëndë.

Për incidentet dhe trazirat e shkaktuara nga tifozët, gjoba u vendosën gjithashtu ndaj Fenerbahçes dhe Lyonit.

Në këtë mënyrë, kualifikimi i Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve u shoqërua me një sërë ndëshkimesh disiplinore të vendosura nga UEFA.

të fundit

Porsche sjell Dashcam Gen. 2 me regjistrim të kabinës dhe aktivizim automatik nga radarët

Porsche po zgjeron funksionalitetin e kamerës së saj për vetura, duke e pajisur për herë të parë edhe me mundësinë…

4 minutes ago

Marcos Alonso tregon forcën e Xavit dhe dobësinë që e penalizoi te Barcelona

Marcos Alonso ka zbuluar një nga pikat më të forta të Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës, por edhe mangësinë…

6 minutes ago

Injured in the eye during the protest, Erjon Vishkulli leaves the Prosecutor’s Office: I demand justice, Albania belongs to us

Erjon Vishkulli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy…

10 minutes ago

Bajrami challenges Kurti to publish the names of 74 daycare centers where 42 million euros are claimed to have been invested

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…

10 minutes ago

Debate over nearly 7 million euros in assets, Rrahmani criticizes Rizvanolli over financial reporting

Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…

11 minutes ago

Budget Committee meeting concludes; Assembly expenditure report to be reviewed on Friday

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…

11 minutes ago