FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar nga garat ndërkombëtare kombëtaret e Rusisë dhe klubet ruse, për shkak të situatës në Ukrainë. Federata Ruse e Futbollit ka dalë me reagim më pas.
“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare, si dhe me frymën e sportit.
Të lidhura
None found
Ka karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër të madh sportistësh, trajnerësh, punonjësish të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe mbi të gjitha miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet t’i mbrojnë para së gjithash organizatat ndërkombëtare sportive.
Veprime të tilla po përçajnë komunitetin. Sporti botëror ka respektuar gjithmonë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe pavarësisë nga politika.
Ne rezervojmë të drejtën të kundërshtojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në përputhje me ligjin ndërkombëtar të sportit”, shkruhet në reagimin e Federatës Ruse të Futbollit. /h.ll/albeu.com
