Ivan Perisic dhe Inter do të takohen mes tyre për të diskutuar për rinovimin e kontratës, takim që është planifikuar të bëhet më 23 maj, në përfundim të ndeshjeve të kampionatit.
Lojtari kroat kërkon 5 milionë euro në vit në mënyrë që të pranojë rinovimin e kontratës, ndërsa nga ana tjetër klubi i ofron 4 milionë euro.
Ivan Perisic kërkon nga Inter një kontratë dy-vjeçare me një pagë prej pesë milionë eurosh, ndërsa Inter është i gatshëm që t’i ofrojë pagën 4 milionë euro dhe një vit kohëzgjatje.
Një javë përpara se t’i përfundojë kontrata me Interin, më 23 maj, Perisic dhe Inter do të ulen sërish në tryezë për të saktësuar qëndrimin apo jo zikaltër edhe në përfundim të këtij sezoni. Kroati 33-vjeçar, këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 6 herë në kampionat. /h.ll/albeu.com