Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur janë rikthyer me grupin.
Dybala, McKennie nuk janë grumbulluar në ndeshjen ndaj Torinos nga Pirlo pas skandalit të darkës dhe thyerjes së rregullave anti-COVID-19.
Futbollistët u suspenduan nga klubi për shkeljen e rregullave anti-COVID-19, pasi dihet që Italia është në karantinë për festat e pashkëve.
Sipas “Tuttomercatoweb”, tani, ky dënim ka përfunduar, pasi treshja janë rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pas ndeshjes me Torinon dhe tani janë të gatshëm për ndeshjen me Napolin të mërkurën.