Progresi i shkëlqyer që ka përjetuar talenti i ri Kobbie Mainoo këtë sezon nuk ka kaluar pa u vënë re nga Real Madrid.
Spanjollët e vlerësojnë atë si një opsion tepër interesant për të rinovuar bërthamën.
Modric dhe Kroos janë në fundin e aventurës së tyre te Real Madrid dhe “Los Blancos” janë duke vëzhguar me kujdes mesfushorin anglez si një nga opsionet më të mira për të ardhmen.
Me një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2027, rinovimi i anglezit nuk do të lihej pas nga Manchester United, por megjithatë, Real Madrid nuk i heq sytë nga Mainoo. /abcnews.al