Për të ardhmen e Andreas Christensen flitet shumë. Mbrojtësi i Barcelonës pavarësisht se ka kontratë me katalanasit është në qendër të merkatos mediat e lidhin me një largim.
Pavarësisht ndryshimeve që do të bëjë skuadra e Barcelonës, danezi nuk do të largohet nga klubi spanjoll.
Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi 28-vjeçar në një deklaratë për “Marca”.
“Nuk kam asnjë dyshim se do të jem këtu sezonin e ardhshëm. Më kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe jam i lumtur”, ka theksuar Christensen.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Christensen përfundon në qershor të vitit 2026, teksa ende mes palëve nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin.