Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë ku do të luajë të shtunën në mbrëmje ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”.
Që nga mbërritja e tyre në Rinas e deri në akomodimin në hotel, ata janë shoqëruar nga Policia e Shtetit për të garantuar të gjitha masat e sigurisë.
None found
Edhe pse fillimisht ishte raportuar se përfaqësuesja e Serbisë do të qëndronte në afërsi të stadiumit ku do të luhet ndeshja, ata kanë ndryshuar hotelin dhe janë vendosur në një hotel tjetër në Tiranë, çka ka bërë që edhe autoritetet të marrin masa me bllokimin e disa akseve rrugore shtesë.
“Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, deri në drejtim të stadiumit ‘Arena Kombëtare’, përmes bulevardit ‘Bajram Curri’, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do të ketë kufizime të pjesshme deri në 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen”, njoftoi Policia e Shtetit.
Sipas Policisë, “çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”.
Ndeshja e shumëpritur do të luhet të shtunën në orën 20:45. Shqipëria momentalisht mban vendin e dytë në grup, me 3 pikë, pasi u mund 2-0 nga Anglia më 21 mars, ndërsa fitoi 3-0 kundër Andorrës 3 ditë më pas. Ndërsa Serbia nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje. (A2News)
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…