Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-përballjes në fundjave kundër Serbisë më 7 qershor.

Kështu djemtë e Sylvinhos vazhdojnë misionin e tyre për kualifikimin në Botërorin 2026, i cili do të mbahet në SHBA. Ndeshja kundër ekipit serb do jetë e treta për kuq e zinjtë pas përballjeve me Anglinë dhe Andorrën.

Në dy ndeshjet e para kombëtarja ka grumbulluar 3 pikë. Ndërkohë rivalët serb luajnë ndeshjen e tyre të parë dukë çelur kështu fushatën e tyre për të siguruar kualifikimin për në SHBA 2026.


Shtuar 2.06.2025 18:14