sport

Përballja me Izraelin, bilanci mes dy kombëtareve

Shqipëria do të sfidojë Izraelin për herë të pestë në histori sonte në “Air Albania”, ndeshje që nis prej orës 20:45.

Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të garojmë deri në fund për vendin e parë me Izraelin dhe Islandën.

Të lidhura

None found

Transferta në Rejkjavik solli një pikë pas barazimit 1-1, ku golin për ekipin tonë kombëtares e shënoi Taulant Seferi, sulmuesi i kampionëve të Tiranës. Bilanci me Izraelin në katër ndeshjet e mëparshme është i barabartë. Dy skuadrat kanë siguruar nga dy fitore për kokë.

Dueli i parë përkon më 12 nëntor të vitit 2016, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në “Elbasan Arena” u mposhtëm 0-3 në një sfidë ku djemtë e Di Biasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Berat Gjimshitit (17’).

Më pas hakmarrja në Haifa më 11 qershor të vitit pasardhës. Armando Sadiku (2x) dhe Ledian Memushaj i dhuronin fitoren Shqipërisë në një ndeshje perfektë, që rezultoi e fundit e De Biasit në stolin kuqezi.Takimi i tretë u zhvillua në 7 shtatorin e vitit 2018, i vlefshëm për edicionin e parë të Nations League. Shqipëria fitonte 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Taulant Xhakës në pjesën e dytë.

Ndërkohë, më 14 tetor të po atij viti vendasit fituan 2-0 takimin e luajtur në Be’er Sheva. Në stolin kuqezi ishte italiani Cristian Panucci në të dy përballjet.

të fundit

Kasami paralajmëron lëvizje të reja në VLEN, Shabani dhe Limani mohojnë negociatat

Bilall Kasami nga VLEN, ka komentuar sot spekulimet për për kalim në VLEN të kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe…

10 minutes ago

Zgjedhjet që mund të tronditin politikën gjermane, AfD kryeson bindshëm në Saksoni-Anhalt

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të dalë forcë e parë në zgjedhjet shtetërore në Saksoni-Anhalt,…

12 minutes ago

Infantino konfirmon rikandidimin për një mandat të ri në drejtimin e FIFA-s: “Asgjë nuk ka ndryshuar

Gianni Infantino do të rikandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, pavarësisht…

13 minutes ago

Government clarifies arrest of secretary-general’s driver on suspicion of bribery

Shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, I,J është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, pasi është kapur në flagrancë…

16 minutes ago

Agim Rexhepi: Kosovo Police must confront cybercrime, terrorism and smuggling

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ish hetuesi dhe ish instruktori në Akademinë për Siguri Publike…

17 minutes ago

Albin Kurti visits Laurent Krasniqi’s family after fatal accident

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime…

18 minutes ago