Shqipëria U-19 do të luajë nesër pasdite ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për kualifikueseve e Kampionatit Europian 2025.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 14:00, aty ku do të zhvillojnë edhe takimin e parë ndaj izraelitëve.
None found
Gjendja e skuadrës është e mirë, ekipi ka kryer stërvitje rregullisht prej të dielës dhe është mëse gati për këtë sfidë të parë.
Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicionin e tij të gjithë lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.
Kuqezinjve U-19 u duhet mbështetja e madhe e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, teksa Federata e Futbollit bën me dije se hyrja në stadium do të jetë falas jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për dy takimet e tjera të Shqipërisë U-19.
Sakaq, po nesër do të luhet ndeshja tjetër e grupit 11 mes Danimarkës dhe Irlandës së Veriut, në stadiumin “Niko Dovana” në ora 12:00.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…