Categories: maqedoni

Kasami paralajmëron lëvizje të reja në VLEN, Shabani dhe Limani mohojnë negociatat

Bilall Kasami nga VLEN ka deklaruar sot se në skenën politike po zhvillohen bisedime për përfshirje të reja në këtë koalicion, ndërsa nuk ka bërë të ditur emrat e personave për të cilët bëhet fjalë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, zhvillimet konkrete pritet të shfaqen gjatë ditëve në vijim. Kasami theksoi se përçarja e opozitës dhe pakënaqësitë brenda strukturave të saj kanë krijuar hapësirë për lëvizje dhe kontakte të reja politike.

“Në skenën politike ka zhvillime dhe lëvizje të tilla, sidomos në rrethanat kur opozita është e përçarë dhe në shumë struktura të saj ka pakënaqësi. Në këtë drejtim po zhvillohen bisedime dhe besoj se ditët në vijim do të sjellin edhe veprime konkrete”, tha Kasami.

Spekulimet për kalimin e kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në VLEN janë mohuar nga vetë të apostrofuarit.

Shabani publikoi një fotografi me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të shoqëruar me mbishkrimin “Vazhdojmë…”, duke lënë të kuptohet se vazhdon të jetë pjesë e ASH-së.

Edhe Valbon Limani deklaroi se mbetet anëtar i Aleancës për Shqiptarët, të cilën e cilësoi si parti autonome. Ai sqaroi se, përveç komunikimeve kolegiale për bashkëpunimin ndërkomunal në kuadër të Rajonit të Pollogut ose programeve qeveritare, nuk ka pasur bisedime apo negociata të tjera.

Limani mohoi gjithashtu çdo zhvillim që mund të lidhet me rikonfigurimin e skenës politike dhe bëri të ditur se vijojnë përgatitjet për Kongresin e Aleancës për Shqiptarët, i cili do të mbahet së shpejti. Ai shtoi se vëmendja e tij është e përqendruar te puna e Komunës së Gostivarit, realizimi i projekteve dhe shërbimi ndaj qytetarëve, duke i cilësuar spekulimet mediatike si të pambështetura në fakte.

të fundit

Bashkimi i mundshëm SpaceX–Tesla mund t’i japë Musk-ut shumicën e votave pa përmbushur objektivat e shpërblimit

Një bashkim i mundshëm mes SpaceX dhe Tesla-s mund t’i sigurojë Elon Musk-ut kontrollin e shumicës së votave në kompaninë…

5 minutes ago

MPB pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit të mashtrimeve me investime

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Prokurorinë Themelore…

6 minutes ago

Argjentina hap një kapitull të ri: Scaloni shpall listën e parë pa Lionel Messin

Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke…

11 minutes ago

Trump: Netanyahu and I agreed months ago to end annual US aid to Israel

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas së cilës Uashingtoni…

13 minutes ago

Seventh consecutive protest in Pristina over the Arlinda Zeka case

Me vërshëllima e brohori, protestuesit parakaluan në sheshin e Prishtinës për të shtatën natë me radhë, për të vijuar drejt…

14 minutes ago

Suspect in assault on official and property damage remanded in custody for one month

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm…

14 minutes ago