sport

Për herë të parë në historinë e klubit, ish-klubi i Neymar Jr përfundon në Ligën e Dytë Braziliane

Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë. Santos nuk mundi të fitonte në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u mposhtur në shtëpi nga Fortaleza me rezultatin 2-1. Në këtë formë, brazilianët e mbyllën kampionatin në vendin e 17 me vetëm 43 pikë dhe nuk ia dolën të shmangnin rënien një kategori më poshtë.

Santos është një nga klubet më legjendare të Brazilit, teksa me këtë skuadër janë aktivizuar edhe emra të njohur si Pele, Neymar, Robinho apo së fundmi Rodrygo që aktualisht është pjesë e Real Madrid.

Tashmë, rekordin si skuadrat e vetme që nuk kanë rënë më parë nga kategoria e ruajnë Sao Paolo dhe Flamengo. Nga ana tjetër, Palmeiras u konfirmua ekipi kampion për të dytin sezon me radhë, teksa bëhet fjalë për titullin e 12 në histori./albeu.com

të fundit

Një vit pa një javë i arrestuar/ Kush e futi në burg Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…

3 hours ago

U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…

4 hours ago

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…

4 hours ago

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…

5 hours ago

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…

5 hours ago

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…

6 hours ago