Pensionimi i Agueros, reagon Messi: Më dhemb shumë

Kun Aguero ditën e sotme doli në një konferencë për shtyp për të lajmëruar tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Një skenë e ndërtuar posaçërisht për të fushën e “Camp Nou” dhe persona të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij e përcollën atë live nga shkallët e stadiumit.

Të shumta ka qenë reagimit në rrjetet sociale, ky padyshim nga më emocionusit ishte ai i shokut të tij të Argjentina, Leo Messit.

Messi në rrjetin social Instagram shpërndau një mesazh të gjatë ku shprehte dhimbjen për këtë dorëheqje të parakohshme të Kun dhe i premtonte se të gjitha gjerat e bukura jashtë fushë do vazhdonin t’i kalonin së bashku.

Postimi i plotë:

“Pak a shumë një garë e tërë së bashku, Kun! Jetuam momente shumë të bukura dhe të tjera që nuk ishin aq shumë, të gjitha këto na bënë gjithnjë e më të bashkuar dhe më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku jashtë fushës. Me gëzimin e madh që ngrite Kupën e Amerikës pak më parë, me të gjitha arritjet që arrite në Angli.

Dhe e vërteta tani dhemb shumë kur sheh se si duhet të ndalosh së bëri atë që do më shumë për shkak të asaj që të ndodhi. Jam i sigurt që do vazhdosh të jesh i lumtur sepse je një person që transmeton lumturi dhe ata që të duan do jenë me ty. Tani fillon një fazë e re e jetës tënde dhe jam i bindur që do ta jetosh me një buzëqeshje dhe me gjithë iluzionin që ke vënë në gjithçka. Gjithë të mirat në këtë fazë të re!!! Të dua shumë miku im, do më marrë malli të jem me ty brenda fushës dhe kur të mblidhemi me Kombëtaren!!!”, ka theksuar ylli argjentinas. /albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)


Shtuar 15.12.2021 14:35