Pele “i dashuruar” pas Messit, legjenda e Brazilit ndjek nga shtrati i spitalit Argjentinën (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Argjentina u ndesh kundër Kroacisë, ndeshje e vlefshme për një biletë në finalen e Katar 2022, ku Messi me shokë siguruan këtë udhëtim dhe i krijuan vetes mundësinë për të prekur nga afër trofeun më të madh në botë.

Pele, legjenda e Brazilit dhe i futbollit botëror, ndodhet i shtruar në spital duke u rikuperuar, por nuk ka ndalur së ndjekuri nga televizori Kupën e Botës, më saktë, Argjentinën dhe Messin.

Vajza e tij ka postuar një foto në Instagram ku ka kapur dorën e Pele dhe së bashku po ndjekin Argjentinën, edhe pse fotoja e shkrepur është fiks në momentin ku fytyra e Messit ndodhet në ekran.

Më pas, vajza e tij publikon një video ku Messi driblon mrekullisht mbrojtësin Gvardiol dhe më pas asiston për Alvarez, i cili nuk gabon përpara portës./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2022 17:03