sport

Pedri lëndohet sërish, humb disa ndeshje të Barcelonës

Tifozët e Barcelonës mezi kishin pasur kohë të vlerësonin mesfushorin e tyre Pedri që dukej më i mprehtë javë pas jave, përpara se të shqetësoheshin sërish për talentin spanjoll. Kështu ndodh sërish këtë javë, pasi ai u tërhoq nga stërvitjet përpara ndeshjes së tyre me Almerian.

I përjashtuar fillimisht për atë përplasje dhe takimin e tyre miqësor me gjigantët meksikan America në Dallas të SHBA, raportimi i fundit nga gazeta Sport është se ai do të mungojë për rreth tre javë.

Të lidhura

None found

Të mërkurën në mbrëmje duket se dy nga Fermin Lopez, Oriol Romeu dhe Sergi Roberto do të bashkohen me Ilkay Gundogan në mes të fushës. Frenkie de Jong është suspenduar për ndeshjen e fundit konkurruese të vitit.

Përveç ndeshjes kundër Almerias, Pedri pritet të mungojë në ndeshjet kundër Las Palmas dhe Barbastro në Kupën e Mbretit.

Prania e tij për gjysmëfinalen e Superkupës Spanjolle kundër Osasuna në Arabinë Saudite është gjithashtu një dyshim i madh, me atë lojë që vjen 22 ditë pas lëndimit të tij.

Kundër Valencias ata kishin mbajtur kontrollin për shumicën dërrmuese të ndeshjes, për herë të parë që nga fitorja ndaj Atletico Madridit, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Xavin dhe Barcelonën të bëjnë plane me Pedrin në to.

Duke pasur parasysh rekordin e tij të lëndimeve, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente do të pyesë veten nëse ai do ta mbajë ish-lojtarin e Las Palmas plotësisht në formë gjatë Euro 2024. /Telegrafi/

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

2 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

2 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

2 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

19 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

19 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

19 minutes ago