sport

Mësohen ndeshjet që do t’i humbasë Pedri si pasojë e lëndimit ndaj Athletic Bilbaos

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring në kofshën e tij ka konfirmuar klubi, ani pse nuk është dhënë asnjë datë se kur do të rikthehet përsëri në fushë, ndonëse sipas raportimeve në Spanjë, ai do të mungojë për një muaj e gjysmë.

Pedri u lëndua ndonëse askush nuk shkaktoi ndërhyrje në të në duelin ndaj Athletic Bilbaos, dhe pas zëvendësimit të tij ‘shpërtheu’ në lot në bankën rezervë. Duket se ky është një problem i përsëritur që e ka lënë Pedrin jashtë fushave tri herë më herët gjatë këtij sezoni.

Të lidhura

None found

Sipas Diario AS, Pedri do të mungojë rreth 5-6 javë, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet në La Liga ndaj Mallorcës, Atletico Madridit, Las Palmas dhe potencialisht Cadizit.

Në rastin më të mirë të mundshëm, ai mund të rikuperohet në kohë për duelin ndaj Real Madridit që do të zhvillohet pas atij ndaj Cadizit.

Pedri gjithashtu do të mungojë në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, dhe në rast se blaugranasit avancojnë tutje, paraqitja e tij në çerekfinale do të ishte në dyshim të madh, pasi të dy ndeshjet i bie të luhen mes përballjeve me Cadizin dhe Real Madridin.

Mungesa e Pedrit është rënduar edhe më shumë edhe nga lëndimi i Frenkie De Jong, që do të thotë se Xavi duhet të mendojë gjatë për rreshtimin e tij në mesfushë, veçanërisht për ndeshjet ndaj Napolit dhe Atletico Madridit, të cilat do të vendosin fatin e tyre këtë sezon.

Përveç ndeshjeve me klubin, Pedri gjithashtu nuk do të jetë në gjendje të bashkohet në grumbullim me Spanjën në pushimin me kombëtare. /Telegrafi/

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

5 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

5 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

7 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

7 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

7 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

7 hours ago