Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë garën për FSHF-në në të gjithë vendin deri në shqyrtimin e manipulimeve.
Kështu pezullohet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së për zgjedhjet e 2 marsit dhe po ashtu Komisioni i Verifikimeve në FSHF për këto zgjedhje.
Me këtë vendim, mandatet e Armand Duka, Ilir Shulku, Kokedhimes, mbeten të pezulluara deri në një vendimin.
Ky vendim vjen pak ditë pas u pezulluan zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
VENDIMI:
Ju informoj se kerkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kerkues: Akademia Luftëtari dhe person të tretë: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e masës së sigurimit të padisë ka vendosur:
Pranimin e kerkesës së palës kërkuese.
Marrjen e masës se sigurimit të padisë duke vendosur:
1. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të ketij vendimi, për realizimin e mbledhjes se Asamblese së Pergjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-se të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë;
2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FShF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë. /albeu.com