Categories: sport

Pas pensionimit nga kombëtarja, befason Toni Kroos: Karrierën dua ta mbyll si madrilen, luaj edhe për 2 vite

Euro 2020 ishte kompeticioni i fundit madhor i Toni Kroos me kombëtaren gjermane, pasi mesfushori 31-vjeçar i cili ka fituar gjithçka në karrierë me përjashtim të kampionatit europian vendosi të tërhiqet nga Die Manschaft pas eliminimit nga Anglia. Por tërheqja nga Gjermania mund të konsiderohet edhe si një sinjal se karrierës futbollistike të Toni Kroos po i vjen fundi. Vetë mesfushori i cili prej 7 vitesh është pjesë e Realit të Madridit po mendon të varë këpucët në gozhdë pas dy sezonesh pikërisht në verën e vitit 2023. Në një intervistë Kroos ka zbuluar se dëshiron ta mbyllë me futbollin e luajtur si madrilen.

“Mendoj se viti 2023 do të ishte i duhuri për tërheqjen time nga futbolli. Do të jem 33 vjeç. Më pas mund të vendos nëse do rinovoj për një apo dy vite, të dyja egzistojnë si opsione. Por sigurisht që do tërhiqem me fanellën e Real Madrid, kjo është 100% e sigurt”, deklaroi Toni Kroos.

Të lidhura

None found

31-vjeçari gjerman me Realin e Madridit ka arritur të fitojë 2 La Liga, 2 Superkupa të Spanjës, 3 Champions League, 2 Superkupa Europe dhe 4 Botërorë për klube, ndërkohë që numëron në total 322 paraqitje dhe 22 gola të realizuar në të gjitha kompeticionet.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago