Mesfushori gjerman Toni Kroos se ka qenë në bisedime me Manchester United para se të transferohej në Madrid.
Kroos shpegon se marrëveshja mes palëve ishte thuajse e arritur por në momentin e fundin gjithçka ndryshoi dhe lojtari zgjodhi ‘Los Blancos’.
None found
Asokohe trajner i Djajve të Kuq ishte David Moyes, i cili veçse kishte arritur akord me futbollistin, por për fat të keq të United, skocezi u shkarkua dhe transferimi i 29-vjeçarit në “Old Trafford” u përhumb.
“David Moyes do të vinte tek unë dhe kontrata ishte e kryer, por pas disa ditësh ai u shkarkua, ku në vend të tij erdhi Louis van Gaal i cili komplikoi situatën”, u shpreh mesfushori për The Athletic.
Menjëherë pas komplikimeve në mes të palëve të përfshira, në skenë doli Real Madrid i cili e rrëmbeu lojtarin për një shifër prej 30 milionë eurove.
Gjatë afro gjashtë sezoneve të tij me madrilienët, futbollisti ka arritur të fitojë tre here Ligën e Kampionëve dhe një herë titullin kampion në La Liga.
Kroos erdhi pas largimit të Xabi Alonson në drejtim të Bayern Munich, për të plotësuar boshllëkun që spanjolli la në skuadër.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…