Pas humbjes së Kupës së Afrikës, Salah motivon shokët e ekipit në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Mohamed Salah mbajti një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës të Egjiptit pas humbjes së tyre me penallti ndaj Senegalit në finalen e AFCON.

Senegali u kurorëzua kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës të dielën pasi mposhti Egjiptin 4-2 në penallti.

Sadio Mane shënoi penalltinë e fundit për t’i dhënë fitoren Senegalit.

‘Faraoni’ u shfaq i dëshpëruar pas humbjes së tyre në penallti, me yllin e Senegalit që ngushëlloi shokun e tij të skuadrës te Liverpooli.

Por, Salah arriti të marrë forcat për t’u mbajtur një fjalim kolegëve të tij të kombëtares.

Ai foli për ngarkesën e jashtëzakonshme të punës së ekipit të tij pasi katër nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt shkuan në kohë shtesë.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë, por tani është në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”.

Salah, ndërkohë, tashmë është kthyer në Angli përpara ribashkimit me Liverpoolin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 11:17