Çdo ditë që kalon krijohet një problem i ri për lojtarin e Manchester United, Greenwood.
Pasi u denoncua nga e dashura e tij për dhunë fizike dhe përdhunim, për të janë shtuar problemet. Ai u arrestua në fillim nga policia, më pas u përjashtua nga klubi deri në një njoftim të dytë.
Të lidhura
None found
Cristiano Ronaldo dhe disa lojtarë të tjerë të ekipit anglez filluan ta heqin nga Instagrami. Më pas sponsorat e tij filluan ta braktisin duke shkëputur kontratat me të.
Loja “FIFA 22” e hoqi nga lista e lojtarëve, dhe së fundmi “PES 22” gjithashtu ka njoftuar këtë gjë.
Firma e madhe “KONAMI” ka njoftuar se nuk toleron dhunën në asnjë rast, dhe për këtë gjë kanë vendosur se Greenwood nuk do të jetë pjesë e lojës deri në një njoftim të dytë.
Tifozët gjithashtu kanë të drejtën të kthejnë fanellat me emrin e tij pranë dyqaneve të autorizuar për ta shkëmbyer atë me një tjetër ose të rimbursohen./ h.ll/albeu.com
