Anglia ka mposhtur 1-0 Kroacinë duke e nisur me këmbën e mbarë Kampionatin Europian “Euro 2020”.
Pas dramës së djeshme me Eriksen, sot Harry Kane ka shkaktuar panik pasi gjatë aksionit është përplasur dhunshëm me shtyllën në portën e kundërshtarit.
Goditja ishte e fortë në brinjët e futbollistit britanik por stafi mjekësor menjëherë i ka dhënë ndihmën e parë. Harry Kane fillimisht kishte probleme me frymëmarrjen më pas situata e tij është stabilizuar.