Pas Drilon Hazrollajt, një tjetër talent dardan drejt ngjyrave kuqezi

Disa orë më parë, nga Kosova u raportua se Drilon Hazrollaj do të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare U21. Talenti 19-vjeçar i cili aktivizohet me Malishevën, pritet t’i bashkohet ekipit të Shpresave në muajin mars.

Por Hazrollaj nuk është i vetmi që do të bëhet pjesë e kuqezinjve. Burime për Newsport.al bëjnë me dije se një tjetër talent, po nga Malisheva është drejt ngjyrave kuqezi.

Enis Hoti i cili është pjesë e ekipit U21 të Malishevës shihet si një nga talentët më permtues në Kosovë. Në 10 ndeshje të luajtura në këtë sezon, Hoti ka shënuar 3 gola, teksa ka asistuar në 7 të tjerë.

19-vjeçari i cili luan si sulmues i majtë, është në bisedime me Shqipërinë U21, teksa diçka zyrtare pritet në ditët në vijim. /newsport.al/


Shtuar 9.01.2024 12:06