Partnerja në pritje të ëmbël, Milot Rashica së shpejti baba për herë të dytë (FOTO LAJM)

Futbollisti i njohur i Kombëtares së Futbollit të shtetit të Kosovës, Milot Rashica, do bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Në fund të muajit shkurt disa media raportuan se Belkiz, bashkëshortja e futbollistit është në pritje të ëmbël bazuar në disa fotografi. Megjithagë, këto zëra rezultuan të pavërteta. E megjithatë, familja Rashica po shtohet vetëm pak kohë pas këtyre lajmeve.

Sipas Prive, Belkiz është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës por sigurisht do bëhet me dije në javët në vijim. Kujtojmë se vitin e kaluar Belkiz dhe Miloti mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian, i cili shumë shpejt do jetë vëlla i madh. Miloti dhe Belkiz u fejuan në vitin 2015 dhe kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre gushtin e 2019.


Shtuar 8.05.2021 09:51