Kapiteni i Manchester United nuk e sheh thjesht si partner në mbrotje Varane, por si një lojtar nga i cili anglezi mund të mësojë shumë.
Varane pritet të jetë titullar te “Djajtë e Kuq” pranë Maguire duke zëvendësuar Victor Lindelof.
Anglezi është i emocionuar për të punuar pranë francezit, që ka fituar shumë trofe me Real Madridin.
“Është shumë emocionuese që e kemi në klub dhe do punojmë pranë tij”.
“Mendoj se do përmirësohemi në anën defensivë. Do mësojmë nga njëri-tjetri, ta shtyjmë njeri-tjetrin dhe çfarë të duam për klubin”.
“Duam të mbajmë më shumë portën e paprekur dhe ta bëjmë këtë garë më të mirë”, deklaroi ai.
Shanset e Unitedit për trofe veçse janë shtuar duke marrë parasysh edhe transferimin e CR7.