Partizani është kualifikuar në fazën play-off të Conference League. Skuadra kampione e Shqipërisë fitoi edhe ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0 kundër Valmieras në Elbasan Arena duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 në fazën tjetër, pasi në Letoni ia kishte dalë me rezultatin 1-2.
Sfidën e kthimit në Elbasan e përcaktoi i përhershmi Tedi Cara, i cili arriti edhe njëherë të jetë vendimtar për skuadrën në Europë në minutën e 21.
Në play-off te Conference League Partizani do të luajë kundër Astanës që në Europa League u eliminua nga gjigandët belg te Ludogorers.