Partizani fitoi dje, por nuk festoi sa duhet pasi doli nga “Kukës Arena” me një “dëm” goxha të madh.
Xhuliano Skuka u desh të linte fushën e lojës pas vetëm 20 minutash në fushë.
None found
Skuka u desh të linte fushën duke u transportuar me barrelë. Padyshim dëmtimi i tij në këtë fazë të sezonit i dëmton të kuqtë.
Mbrëmjen e djeshme, sulmuesit i është dashur thjesht të pushojë dhe sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të mësuar shkallën e dëmtimit. Fakti është se Skuka ka ende dhimbje të forta, duke krijuar dyshime për këputje të fijeve muskulore, çka do të ishte një goditje e madhe. Dëmtime të tilla kërkojnë rreth 4 muaj kohë për tu rikuperuar.
Në rastin më të mirë Skuka do të kishte tërheqje të gradës së dytë apo të tretë, që kërkon rreth dy muaj kohë rikuperimi.
Humbja e Skukës është një goditje e rëndë për Partizanin, pasi në javët e fundit dibrani ishte kthyer në formë dhe po tregohej vendimtar. /abcnews.al
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Kryeministri një grup vizitoresh nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit…
Prokuroria e Fierit, ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 1.8 milionë euro të shtetasit Arbër Muça, të cilat dyshohet se…
Klubi anglez, Manchester City thuhet se është i qetë rreth të ardhmes së mesfushorit Rodri, pasi e shohin si pjesë…
Sot, duke filluar nga ora 15:00, do të mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë e Kosovës, ku në rend dite…
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin…
Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë, ku 35-vjeçari Refit Buzi, vrau me armë ish-vjehrrin e…