Categories: kosovë

Kurti pret pjesëmarrëset e “Ethno Tour 2026”, fokusi te diaspora dhe të drejtat e njeriut

Një grup vizitoresh nga Shtetet e Bashkuara, Ishulli i Manit dhe Bullgaria u pritën në Kryeministri nga kreu në detyrë i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti. Ato ndodhen në vend për të marrë pjesë në “Ethno Tour 2026”, një nismë e udhëhequr nga Janet Reineck.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se mysafiret vijnë prej sferash të larmishme profesionale, ku përfshihen inxhinieria mjedisore, urbanistika, shëndetësia, arsimi si dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit.

Biseda gjatë takimit përshkoi një gamë të gjerë tematikash, duke nisur nga të drejtat themelore të njeriut e deri te kultura, sistemi arsimor, politikat për të moshuarit, bujqësia dhe zhvillimi ekonomik.

“Diskutuam bashkërisht rreth të drejtave të njeriut, kulturës, edukimit, shërbimeve për të moshuarit, bujqësisë e ekonomisë, mes të tjerash. Si gjithmonë kur takohem me të dashurën mike Janet, edhe këtë radhë folëm për avancimet në Kosovë dhe për mërgatën tonë të shtrenjtë, e cila përbën ambasadën tonë të madhe, duke u rikthyer vazhdimisht në atdhe dhe duke e promovuar atë”, shprehu ai.

Kryeministri në detyrë theksoi se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve ka qenë e jashtëzakonshme, duke mos u kufizuar vetëm në fundin e shekullit të kaluar apo në periudhën e luftës çlirimtare. Sipas tij, ajo i ka rrënjët që në mbërritjen e valëve të para të emigrantëve shqiptarë në Amerikë gjatë shekullit të 19-të.

“Ky realitet historik solli krijimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës ‘Vatra’ në Boston në vitin 1912. Nga përkrahja e Presidentit Woodrow Wilson deri te kontributi i priftit dhe intelektualit të shquar të diasporës, Fan Nolit, komuniteti ynë në mërgim ka pasur gjithmonë një peshë vendimtare në forcimin dhe mbrojtjen e kësaj marrëdhënieje të paçmuar”, shtoi Kurti.

Në mbyllje të postimit të tij, Kurti i uroi sërish mirëseardhjen grupit në Kosovë.

të fundit

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

11 minutes ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

33 minutes ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

44 minutes ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

47 minutes ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago