Partizani merr vendimin, shkarkohet trajneri Mehmeti

Partizani ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Dritan Mehmetin.

Mësohet se drejtuesit kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin 42-vjeçar, përpara startit të sezonit.

Duket se rezultatet zhgënjyese në Kupat e Europës dhe paraqitja e dobët e skuadrës në miqësoret e fundit, kanë ndikuar te ky vendim, me “Demat” që nisin kështu punën për të gjetur zëvendësuesin e tij./ Panorama Sport


Shtuar 9.08.2022 11:46