Parisi shkel mbi ëndrrën e Arsenalit dhe takohet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka kaluar në finale, aty ku do të përballet me Interin, pasi eliminoi Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga Liga e Kampionëve.

Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke mos i lënë parisienët të bëjnë lojën e tyre.

Por, angazhimi i tyre i tepërt shkaktoi edhe lodhje te lojtarët e skuadrës londineze, me çka edhe pasoi goli i epërsisë së PSG-së.

Ishte Fabian Ruiz, ai që kaloi vendasit në epërsi me një goditje të fuqishme për të mposhtur David Rayana.

PSG vazhdoi më pas me dominim, duke mos i lënë shumë hapësira Arsenalit.

Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, ndërsa në pjesën e dytë kishte më shumë dramë.

Në minutën e 69-të, PSG fitoi një penallti, por nga 11 metra dështoi Vitinha, pasi Raya lexoi anën nga do të gjuante dhe priti gjuajtjen e tij.

Mirëpo, Achraf Hakimi dyfishoi epërsinë për PSG-në, me një asistim të Ousmane Dembele, për rezultatin 2-0.

Katër minuta më vonë, Arsenali u kundërpërgjigj me anë të Bukayo Sakas, që realizoi për 2-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm u bë 3-1.

Saka mund të kishte barazuar rezultatin në 2-2, por që në minutën e 80-të dështoi të shënonte nga afërsia.

Kështu, PSG ia doli të ruante këtë epërsi prej dy golash, për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Interin më 31 maj në Mynih.


Shtuar 7.05.2025 23:52