Çështja që lidhet me Manchester Cityn po shkon përtej dimensionit sportiv, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe raportohet se kanë paralajmëruar qeverinë britanike për pasojat që mund të sjellë një ndëshkim i rëndë ndaj klubit.
None found
Informacionet e publikuara nga Bloomberg bëjnë të ditur se zyrtarë emiratës u kanë përcjellë autoriteteve britanike shqetësimin se raportet mes dy vendeve mund të dëmtohen në rast të vendosjes së sanksioneve të ashpra ndaj Manchester Cityt për shkelje financiare.
Manchester City është gjetur fajtor nga një komision i pavarur për 114 prej 115 akuzave lidhur me shkeljen e rregullave financiare të Ligws Premier. Klubi ka kundërshtuar këto përfundime dhe ka apeluar vendimin, ndërsa masa përfundimtare ndaj tij ende nuk është vendosur.
Rëndësia e kësaj procedure është shtuar edhe për shkak të raporteve të drejtpërdrejta mes klubit dhe Emirateve. Manchester City kontrollohet nga Abu Dhabi United Group (ADUG), i cili drejtohet nga Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan. Ky i fundit mban postet e zëvendëspresidentit dhe zëvendëskryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe është anëtar i familjes mbretërore.
Shqetësimet e shprehura nga pala emiratase lidhen edhe me projektet e ardhshme të investimeve në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm me fatin e klubit. Emiratet kanë angazhime të mëdha ekonomike në Britani, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, teknologjisë dhe shkencave të jetës.
Në këtë situatë është përfshirë edhe kryeministri britanik Andy Burnham, i cili së fundmi deklaroi se do të ishte “shumë i shqetësuar” nëse pronarët e Manchester Cityt do të detyroheshin të shisnin klubin. Pas kësaj deklarate, zëdhënësi i tij sqaroi se procedura ndaj Manchester Cityt është e pavarur dhe se klubi nuk qëndron mbi rregullat.
Manchester City ka bërë të ditur se e ka çuar çështjen në apel. Drejtuesit e klubit thonë se kanë prova në mbështetje të pozicionit të tyre dhe vazhdojnë të kundërshtojnë përfundimet e komisionit.
Bruno Fernandes do të jetë kapiteni i Portugalisë në ndeshjet e ardhshme, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i…
Diaspora vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e Kombëtares së Kosovës, gjë që vërehet edhe në listën…
Një punonjës në një shkollë të mesme në komunën Gazi Baba të Shkupit dje në mëngjes raportoi se është sulmuar…
Banka Popullore vendos rregulla të reja për bankat gjatë miratimit të kredive për qytetarët. Kështu, nga 1 dhjetori ulet niveli…
Të gjithë e mbajnë mend nga “Big Brother VIP Albania 2”, por Luiz Ejlli rikthehet sonte në televizion në një…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për…