Categories: sport

Man City synon të përmbysë vendimin me 24 dëshmitarë dhe dokumente sekrete

Manchester City thotë se ka në dispozicion “prova të pakundërshtueshme” që mund të ndryshojnë vendimin e marrë ndaj klubit për shkeljet financiare në Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës britanike The Telegraph, në mesin e materialeve janë email-e, letra dhe pasqyra bankare.

Klubi anglez pritet të kërkojë rishikimin e provave, ku përfshihen dokumente të qeverisë së Abu Dhabit, dëshmi për pagesat, si dhe deklarata të 24 dëshmitarëve. Sipas Cityt, këto materiale u përjashtuan në mënyrë të padrejtë gjatë shqyrtimit të parë të çështjes.

Përfaqësuesit ligjorë të Manchester Cityt do të përpiqen të argumentojnë se komisioni i pavarur ka kryer “gabime thelbësore” gjatë vlerësimit të akuzave të Ligës Premier.

Komisioni kishte arritur në përfundimin se të hyrat komerciale të klubit ishin rritur artificialisht me rreth 1.06 miliard euro.

Manchester City beson se pasqyrat bankare dhe dokumentet qeveritare përforcojnë pretendimin se qeveria e Abu Dhabit ka financuar pagesa që lidhen me marrëveshjet e sponsorizimit.

Gjithashtu, klubi synon të dorëzojë konfirmime të reja nga zyrtarët e Abu Dhabit dhe të vërë në dyshim ato që i cilëson si mospërputhje në përfundimet e komisionit.

Procedura e apelit mund të sjellë shfajësimin e plotë ose të pjesshëm të Manchester Cityt, ndërsa një tjetër skenar është rikthimi i çështjes për rigjykim.

të fundit

Gjilani zyrtarizon rikthimin e Zekirija Ramadanit, kontratë deri në vitin 2028

Gjilani ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Zekirija Ramadani, i cili është emëruar në krye të shtabit teknik të skuadrës kuqebardhë…

27 seconds ago

Itali, çifti mbërrin në spital me foshnjën e pajetë në një qese: Nëna thotë se nuk e dinte që ishte shtatzënë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Cecinës, në provincën e Livornos, Itali, ku një çift është paraqitur…

6 minutes ago

MPB u bën thirrje qytetarëve të ruhen nga mesazhet mashtruese në emër të “Safe City

Ministria e Punëve të Brendshme informon publikun se gjatë periudhës së kaluar është vërejtur një dukuri e sulmeve të “phishing”…

15 minutes ago

Pritjes i erdhi fundi! Mozzik dhe Lotina bëhen prindër, zbulohet emri i veçantë i bebushit

Një lajm i ëmbël është mësuar sot nga bota e showbizit pasi pritjes së ëmbël të influenceres nga Kosova Lotina…

15 minutes ago

Tetë vjet burg për trafikim me njerëz dhe lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë vjet burgim të akuzuarin me inicialet B.S., pasi e ka shpallur…

17 minutes ago

Rama përjashton dorëheqjen dhe flet për “duar të huaja”: Çfarë i ka nxjerrë në rrugë studentët dhe pensionistët në Tiranë?

Ndërtesa publike të dëmtuara nga zjarri, xhama të thyer dhe dyqane të plaçkitura, rrugë të mbushura me gurë e kontejnerë…

23 minutes ago