Para ndeshjes me Man City flet Gerrard: Do të luftojmë për çdo gjë

Aston Villa është në një pozitë ku mund të luaj një rol vendimtar në garën për titull në Premier Ligë, dhe Steven Gerrard ka thënë se do të përpiqet që t’ia bëjë sa më të vështirë Manchester Cityt në ndeshjen e së dielës.

Liverpoolin dhe Manchester Cityn i ndanë vetëm një pikë e vetme në tabelë, ndërsa kampioni i Premier Ligës do të vendoset në xhiron e fundit të kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Liverpooli duhet të fitoj kundër Wolverhampton në “Anfield” dhe të shohin Aston Villa të marrë pikë nga City, nëse duan të kurorëzohen kampion anglez, kombinim ky që nuk do të jetë një arritje e lehtë.

Gerrard do të tentojë që të marrë pikë nga ndeshja me Cityn, pasi që skuadra e tij duhet të përmbushë objektivat e këtij edicioni, dhe ish-kapiteni i Liverpoolit tha se skuadra e tij do të luftojë për çdo gjë që mundet në stadiumin “Etihad”.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë njerëzit që neve na pyesin për garën e titullit. Ne duhet të fokusohemi në përgatitjen më të mirë, pasi që janë në pyetje tre pikë. Ne do të mundohemi dhe të japim më të mirë që t’i bëjmë tifozët tanë krenarë në ditën e fundit të sezonit”, tha Gerrard.

“Ne kemi pak kohë për tu përgatitur kundër Cityt. Do të mundohemi të ua bëjmë sa më të vështirë që mundemi. Ne do të luftojmë për çdo gjë”, shtoi më tej trajneri i Aston Villas.

Të dielën me fillim nga ora 17:00, stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Aston Villas, ndeshje kjo e cila do të jetë vendimtare për titullin e Premier Ligës.


Shtuar 20.05.2022 22:55