Pape Oumar Cisse lojtari më i ri i Ballkanit

Ballkani përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë kompletuar transferimin e sulmuesit senegalez Pape Oumar Cisse.

“Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse”.

“Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave”.

“Welcome Cisse”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga Ballkani.

Jo më larg se dje Ballkani njoftoi edhe për rikthimin në ekip të Meriton Korenicës, i cili pritet të jetë një ndihmesë e madhe për therandasit për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkohë Cisse paraprakisht kishte luajtur në elitën e futbollit maqedonas, aty ku ishte paraqitur në radhët e Brera Strumicës.

Më herët ai karrierë ka bërë edhe në Itali, ku ka luajtur tek Giulianova dhe Avezzano./Telegrafi/


Shtuar 30.01.2024 22:40