“E njoh mirë Ismajlin prej shumë vitesh: ai është bërë një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe është një djalë i jashtëzakonshëm. Mendoj se ai është gati të bëjë hapin drejt një klubi të madh. Nuk më habit aspak që Juventusi po e ndjek. Do të ishte një përforcim shumë i dobishëm për bardhezinjtë. Ardiani e meriton një shans si ky”, thotë për mediat italiane Christian Panuçi, trajneri i parë që besoi tek mbrojtësi shqiptar.
Zëri i Christian Panuccit është plot krenari. Trajneri i parë në një nivel të lartë që besoi dhe fokusoi te mbrojtësi aktual i Empolit, Ardian Ismajli, duke debutuar si gjysmë i panjohur dhe duke e nisur si titullar në kombëtaren shqiptare në vitin 2018.
None found
Sot mbrojtësi i lindur në vitin 1996 është ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Serinë A për shkak të vazhdimësisë së tij. Aq sa tërhoqi vëmendjen edhe të Juventusit, të cilët e vendosën në sy të tyre për merkaton e janarit. Monitorim i vazhdueshëm nga skautët e Juventusit që e ndoqën drejtpërdrejt gjatë Lazio-Empoli javën e kaluar dhe mbrëmë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë.
Mund të na tregoni si e zbuluat Ismajlin?
“Po flas për herë të parë dhe jam shumë i lumtur që e bëj këtë. Në vitin 2018 isha trajner i kombëtares shqiptare dhe shkova nëpër Evropë në kërkim të lojtarëve të rinj për të thirrur. Unë bëja skautizëm të dorës së parë dhe e pashë në Kroaci, ku Ardiani luante për Hajdukun e Splitit. Më goditi menjëherë. Kështu që unë mora hapa për të biseduar me të dhe për ta bindur që të zgjidhte Shqipërinë, duke qenë se Ismajli ishte tashmë në kombëtaren e Kosovës”.
Mund të thuash që shkoi mirë…
“Ai e pranoi kombëtaren shqiptare për mua dhe për atë që kisha bërë për ta bindur. Ai ishte njeri i fjalës: Kosova nuk donte ta humbiste, por Ardiani e mbajti premtimin që më dha. Askush nuk e njihte brenda federatës shqiptare: herën e parë që e thirra, as që e dinin se kush ishte. Po të mos kishte qenë Panucci, Ismajli nuk do të vinte kurrë të luante për Shqipërinë…”.
A është Ismajli gati për të bërë kapërcimin në një skuadër të madhe?
“Për mua po. Ai është bërë një mbrojtës shumë i besueshëm dhe ka bërë një rritje të pabesueshme vitet e fundit, duke u vendosur si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionatin tonë. Edhe në një nivel temperamenti ai është shumë solid: si në aspektin e aftësive ashtu edhe në seriozitetin, ai do të ishte perfekt për stilin e Juventusit”.
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…